No menu items!

Barcelona – Inter, formacionet e mundshme të super-sfidës së sontme

Barcelona dhe Inter do të përballen mes vete sonte në një super-sfidë, e cila i përket gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalunas po kalon nëpër një formë optimale dhe hyn në këtë sfidë mjaft i motivuar pas triumfit në Copa del Rey, ku të shtunën që shkoi e mposhti rivalin Real Madrid në El Clasico, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri” e patën një seri negative të rezultateve, por duket se fokusi i tyre është vetëm tek sfida me “Blaugrana”.

Në këtë ndeshje do të përballen “sulmi vrasës” i Barçës (përkundër mungesës së Robert Lewandowskit), me “mbrojtjen e çeliktë” të Zikaltërve.

Barça në mbrojtje do t’i besojë Szczesnyt, ndërsa mbrojtja do të mbulohet nga Araujo, që do të shoqërohet nga Kounde ose Cubarsi, ndërsa Inigo Martinez e Gerard Martin do ta kompletojnë repartin.

Pedri e De Jong do të luajnë në mes, ndërsa në krahë Lamine Yamal e Raphinha. Në ofanzivë, Dani Olmo është favorit para Fermin Torresit, kurse në sulm do të luajë Ferran Torres për ta mbuluar Lewan.

Në duelin që do të luhet në “Olimpico Lluis Companys”, Interi do të hyjë me dyshen e rrezikshme Thuram – Lautaro, me të cilët trajneri Simone Inzaghi do të mundohet të kundërsulmojë.

Prapa tyre do të luajë treshja Barella-Calhanoglu-Mkhitaryan.

Ndërkaq, në mbrojtje përpara portierit Sommer do të luajnë Darmian ose Bisseck, së bashku me Acerbin e Bastonin.

Dumfries do të jetë në të djathtë e Dimarco në majtë, mes mbrojtjes dhe mesfushës.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit do të luhet sonte duke nisur nga ora 21:00. /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.