No menu items!

Basha: S’është përgjegjësi e jona t’ua plotësojmë dëshirat partive tjera, propozimi për kandidate na takon neve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se LDK po kushtëzon një koalicion të mundshëm duke kërkuar përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjë që për Vetëvendosjen është e papranueshme.

“Kurti i ka bërë ofertë LDK-së që ta bëjmë një marrëveshje për Kuvendin dhe Qeverinë. Por LDK ka refuzuar. Duhet me pyet LDK-në pse po refuzojnë me ardh pa PDK-në. Për ne është e papranueshme. Ne refuzojmë çdo ofertë që përfshin PDK-në”, deklaroi Basha

Ai theksoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë kompromis për emrin e propozuar për kryetar të Kuvendit.

Sipas Bashës, ky është një vendim i qartë i partisë dhe nuk do të ketë lëshime.

“Propozimi është i yni dhe nuk bëjmë kompromis. Uroj që Gjykata Kushtetuese sa më shpejt t’i japë përgjigje kërkesës së AAK-së dhe kërkesës sonë për vjedhjen e votave nga LDK”, tha ai.

Ai po ashtu tha se nuk është përgjegjësi e tyre që të ua plotësojnë dëshirat partive politike.

“Po t’i bllokonim ne nënkryetarët na kishit thënë pse po i bllokoni. Kemi propozuar me i votu si pako kryetaren dhe nënkryetarët”, ka thënë ndër të tjera Basha. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.