No menu items!

Bashkëpunonte me BIA-n serbe, ngrihet aktakuzë ndaj A.V për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinion publik, se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.V për veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK-së si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

I pandehuri, A.V akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më dt. 26.06.24, në cilësinë e Agjentit Rezident, ka mbledhur dhe i ka dërguar Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë, informacione dhe dokumente të rëndësishme që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës si dhe jetën e zyrtarëve shtetëror dhe të qytetarëve të saj.

“Nga provat e siguruara, ka rezultuar se i pandehuri A.V kishte krijuar një rrjet të punësuarve në organizatat ndërkombëtare në Kosovë të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte pranuar informacione dhe raporte të punës së këtyre organizatave që ndërlidheshin me aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë, si dhe kishte mbledhur informacione, për persona të nacionalitet serbë, me qëllimin që ti paraqiste si bashkëpunëtorë të strukturave të sigurisë së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim

I pandehuri, informacionet dhe dokumentet e siguruara, ja kishte përcjellë zyrtarit të lart të BIA-së, R.G, shef i njërës prej Qendrave të BIA-së në territorin e Serbisë, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike.

Po ashtu, të akuzuarit, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij nga ana e Policisë së Kosovës, i janë gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë e modelit Crvena Zastava, dhe një spërkatës gaz lotsjellës, të cilat i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Prokurori i rastit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që të pandehurit A.V ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimit e shqyrtimit gjyqësorë, ku të njëjtin ta shpall fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet, duke e obliguar që të paguaj edhe shpenzimet e procedurës penale./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.