Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, hapi sot ekspozitën “Urat”, e cila synon të shpalosë trashëgiminë e pasur kulturore, fetare dhe historike të Mbretërisë, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ekspozita “Urat” paraqet një pasqyrë të gjerë të traditave të pasura të Arabisë Saudite përmes artefakteve kulturore, fotografive historike dhe elementeve që tregojnë për rolin e saj në historinë dhe zhvillimin e qytetërimit islam.