No menu items!

Bastoni: U treguam të zotët, reaguam menjëherë pas golit të Bajramit

Pritshmëritë ishin të larta, mirëpo nuk ia dolëm të realizonim ëndrrën e një populli të tërë. “Të Kaltërit” e Italisë kanë treguar se meritojnë të jenë sërish kampionë të Evropës, teksa në sfidën e parë të rrugëtimit, në Euro 2024 kanë mundur në “Signal Iduna Park”, “Legjionarët” e Shqipërisë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, një koment të shkurtër për mediat e bëri edhe autori i golit të parë, të djemve, të Luciano Spalletti, Alessandro Bastoni, i cili analizoi takimin kundër Kombëtares së Shqipëris e më tej u ndal dhe te shoku i tij i skuadrës, tek Inter, Kristjan Asllani.

“Ishte shumë e rëndësishme si fitore, pasi e nisëm ndeshjen shumë keq. Më keq se aq nuk mund ta fillonim. Gjithsesi, ne u treguam të zotët që reaguam menjëherë duke e vendosur ndeshjen në binarët e duhur.

Goli i pësuar? Nuk mendova asgjë, ndodhin momente të tilla në futboll. Rëndësi ka të reagosh dhe të marrësh kontrollin e ndeshjes. Mund të shënonim gola të tjerë, por e pamë se çfarë ndodhi në fund… Duhet të jemi më cinikë në takimet e ardhshme.

Shumë interistë në fushë, si ishte ta shihnit Asllanin në krahun tjetër? Shumë bukur, por në fushë nuk shihet askush në fytyrë. Në fund u përshëndetëm me Kristjanin”,- u shpreh qendërmbrojtësi italian.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.