No menu items!

Batatina: Kjo është fytyra e vërtetë e Llapit, në pranverë edhe më të fortë

Llapi ka marrë një fitore spektakolare ndaj Ballkanit me rezultat 5-3, në njërën nga ndeshjet më të mira në vitet e fundit në Albi Mall Superligë.

Llapjanët u përkujdesën që t’ia shkaktojnë humbjen e parë sezonale kampionit në fuqi të Kosovë, që i gjunjëzuan në Podujevë.

Tahir Batatina ka thënë pas ndeshjes se kjo ishte fytyra e vërtetë e Llapit të tij dhe se me plot meritë kanë mposhtur kampionin në fuqi të Kosovës.

“Të gjithë e dinë se kush më ka motivuar për këtë fitore. Batatina nuk është trajner i provave. Jam trajner i dëshmuar”.

“Djemtë bënë maksimumin dhe u angazhuan shumë. Kjo është fytyra e vërtetë e Llapit. Mendoj që ishte lojë e luftuar nga të dyja skuadrat. Ballkani ka cilësi brenda ekipit. Taktikisht, gjatë gjithë javës kam bërë analiza të thella”.

Bëra ndryshime sepse e kisha lojën nën kontroll. Përndryshe, rezultati do të ishte edhe më bindës. Mendoj që kjo është diçka e mirë për Superligën pasi u tregua se këtu ka kualitet”.

“Mendoj që gjithë skuadra funksionoi në çdo repart. Mbuluam mirë kundërshtarin. Shënuam golat në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu edhe siç ishim përgatitur”, ka thënë Batatina.

Me këtë fitore Llapi ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani që ka dy ndeshje më pa të zhvilluara se llapjanët. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.