No menu items!

Batatina: Nuk do të ankohem më kurrë për gjyqtarët e Superligës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas ndeshjes kundër Shkupit.

Ai e kritikoi ashpër referin e ndeshjes, duke thënë se nuk do të ankohet më për referët e Superligës.

“Po mendoj që është hera e parë dhe Llapi fitoi shumë eksperiencë, u eliminuam sot, por treguam që futbolli i Kosovës ka ecur, luajtëm me nënkampionin e Maqedonisë, mund të jemi më lartë së ta, nuk u kualifikuam, por dhamë maksimumin. Nuk realizuam në pjesën e parë, u munduam në pjesën e dytë të ndryshojmë në skemën e lojës”, tha fillimisht Batatina ne RTK.

“Shkupi më shumë është mbrojtur, djemtë e kanë dhënë maksimumin, kemi humbur – por kemi luajtur shumë më mirë se Shkupi, ndoshta eksperienca ndikoi, e do të na ndihmojë në të ardhmen.

“I takova disa persona të FFK, sot pashë refere më të dobet se referët tonë – nuk do të ankohem më tek referët e Superligës. Reagimet e mia kanë qenë se penalltia e dytë, s’ka çfarë të bëjë me një lojtarë që të jetë penallti. Ky nivel i referimit as në Superligë nuk mund të referojë. Po te ishin dy penalltitë e akorduar, arbitri i dha kahje tjetër lojes”, përfundoi ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.