No menu items!

BB largon Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti – BQK: Rezultat i angazhimit të vazhdueshëm

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mirëpret vendimin e Bankës Botërore për ta hequr zyrtarisht Kosovën nga Lista e Vendeve me Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (Fragile and Conflict-Affected Situations – FCS), e njohur ndryshe edhe si Lista FCV (Fragile and Conflict-Affected Countries).

Ky vendim i rëndësishëm është konfirmuar përmes shkresës zyrtare të pranuar sot nga Banka Botërore, ndërsa lista e përditësuar tashmë është publikuar në faqen e saj zyrtare: https://thedocs.worldbank.org/en/doc/5c7e4e268baaafa6ef38d924be9279be-0090082025/original/FCSListFY26.pdf

Ky është një moment domethënës për Kosovën, që pasqyron progresin e vazhdueshëm të vendit në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetit makroekonomik, qeverisjes financiare dhe sundimit të ligjit. Vendimi është gjithashtu rezultat i koordinimit ndërinstitucional me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe i angazhimeve të vazhdueshme të BQK-së me partnerët ndërkombëtarë. Në veçanti, kjo çështje u adresua me theks gjatë Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore të Prillit të vitit 2025 në Washington DC, ku u argumentua në mënyrë të detajuar nevoja për një reflektim më të saktë të maturisë institucionale të Republikës së Kosovës. Në këtë kuadër, Guvernatori i BQK-së, bashkë me delegacionin, zhvilloi në Washington DC takime të drejtpërdrejta me disa nga drejtuesit kyç të Bankës Botërore dhe FMN-së, që nga departamenti përkatës për vendet FSV e deri tek drejtuesit më i lartë i Bankës Botërore).

Disa nga përfitimet kryesore që priten për Kosovën pas heqjes nga lista FCS përfshijnë:

Përmirësim të perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit;
Rritje të besimit të investitorëve dhe ulje të vlerësimeve për rrezik financiar;
Mundësi më të favorshme për financim zhvillimor dhe qasje në kapital privat; dhe
Komplementon vlerësimin e parë të sovran kreditor të Kosovës, që konfirmon trendin pozitiv në qeverisje dhe themelet ekonomike të vendit.
Kjo arritje forcon më tej besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe përforcon përpjekjet e përbashkëta të institucioneve për realizimin e vizionit tonë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje financiare dhe integrim evropian.

BQK shpreh falënderimet e saj për menaxhmentin e Bankës Botërore, ndërsa mbetet e përkushtuar të avancojë më tej reformat, të thellojë transparencën dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin makro-financiar dhe reputacionin global të Kosovës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.