No menu items!

BE-ja i quan “pretendime të pabaza” kritikat e Kurtit për Lajçakun

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën në një konferencë për media adresoi kritika të rrepta ndaj emsiarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Sa i përket deklaratave të bëra nga zotëri Kurti, ne nuk i komentojmë –komentet, sidomos nëse ato përmbajnë pretendime të pabaza. Shtetet anëtare të BE-së, vazhdimisht e kanë bërë shumë të qartë se ata plotësisht përkrahin emisarin special Miroslav Lajçak, sikurse dhe përfaqësuesin e lartë (Josep Borrell) në rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd”.

Pra ata (BE-ja) plotësisht përkahin këtë dyshe në angazhimin e tyre që të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë që më në fund të vijnë në një nivel që t’i normalizojnë marrëdhëniet”, tha Stano, gjatë konferencës së rregullt të BE-së të mbajtur në Bruksel.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.