No menu items!

BE reagon për protestat në Serbi: Kërkon hetim të forcës së tepërt dhe mbrojtje të të drejtave themelore

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj ngjarjeve të ditëve të fundit në Serbi. Nga kjo zyrë thonë se janë duke monitoruar nga afër protestat në Serbi, ku ka pasur raste të përdorimit të forcës kundër demonstruesve, arrestime masive dhe akuza kundër studentëve për organizimin e supozuar të një përpjekjeje për grusht shteti.

“Po e monitorojmë nga afër situatën. Dënojmë fuqimisht çdo akt urrejtjeje dhe dhune. E drejta për tubim paqësor duhet të mbrohet”, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Guillaume Mercier.

Në përgjigje të pyetjes së N1 nëse veprimet e fundit nga institucionet shtetërore serbe janë në përputhje me rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian, zëdhënësi i Komisionit nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por kujtoi parimet themelore evropiane.

“Ndërhyrja e policisë duhet të jetë proporcionale dhe në përputhje me të drejtat themelore, duke përfshirë të drejtat e të gjithë të arrestuarve. Ne presim një hetim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm për akuzat për përdorim të tepërt të forcës, si dhe respektimin e procedurave të drejta për të gjithë të ndaluarit”, tha Mercier.

Ai kujtoi se “vlerat themelore janë thelbi i projektit tonë të përbashkët evropian dhe duhet të respektohen. Kjo vlen, ndër të tjera, për lirinë e tubimit si një e drejtë themelore”.

Komisioni Evropian më parë u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të respektojnë të drejtat themelore dhe standardet që janë pjesë e procesit të integrimit evropian.

N1 raporton se ndërsa Beogradi pretendon se është i përkushtuar ndaj rrugës evropiane, nga Brukseli po vijnë mesazhe se vlerat e Bashkimit Evropian duhet të konfirmohen edhe në praktikë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.