No menu items!

Bebe Rexha përmes videos tregon format e trupit, duket si “bombë”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se sot (e martë) do të publikoj klipin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “One In A Million”, të cilën ajo e publikoi muajin e kaluar në bashkëpunim me David Guettan.

E teksa ka kryer xhirimet e klipit në Los Angeles, 34-vjeçarja i ka ngacmuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar këto ditë pjesë nga klipi i ri në ardhje.

Bebe Rexha (Foto: ANGELA WEISS/AFP via Getty Images)

Në videon e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, Rexha mund të shihet teksa ecë rrugëve të Los Angeles, e veshur me një kostum të zi të shkurtët, me material rrjete te pjesa e poshtme.

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

 

Me flokët bionde të lëshuara drejt, Bebe Rexha mund të shihet teksa ecë rrugës duke provokuar kalimtarët dhe vënë në pah linjat e kolme të trupit.

“One In A Million” është një bashkëpunim me David Guettan, i cili vjen pas suksesit megaloman që pati bashkëpunimi i tyre i vitit 2022, “I’m Good (Blue)”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.