No menu items!

Bedri Hamza do t’i investojë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se programi i tij është përqendruar në masat që duhet të merren për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Në zhvillimin ekonomik të vendit, në përmirësimin e arsimit që të përgatiten gjeneratat e reja për vendet e punës. Në shërbime mjekësore pa pagesë për të gjithë, dyfishim i buxhetit për barna e trajtim për sëmundjet në spitalet e Kosovës. Në hapa për të ndihmuar familjet të përballojnë koston e jetës. Në ndërtim të infrastrukturës e ndërtim të sigurisë energjetike për Kosovën. Do të investojmë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale dhe zhvillimore. Në hekurudha, infrastrukturë rrugore, energji dhe ujë”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se do të përqendrohet në kthimin e Kosovës në rrugën e integrimit në NATO dhe në BE.

Bllokohet Skenderaj për Bedri Hamzën: Kosova mund të bëhet ma e mirë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.