No menu items!

Befason Konjufca: Qe dora, bravo Isa Mustafës për letrën e Mogherinit sepse nese sot po na ndihmon

Duke folur për letrën garantuese të ish-Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, ka befasuar me deklaratë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai tha se ajo letër sot po i ndihmon shumë Kosovës.

“Na u është dukur një siguresë e mirë. Shiko tash duhesh me shfrytëzu gjithçka në dorë”, tha Konjufca fillimisht.

“Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjuan në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, tha Konjufca në RTV21.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.