No menu items!

Bekë Berisha shkakton të qeshura në Kuvend, e quan Albin Kurtin “Zotëri Hegel”

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shkaktuar të qeshura në Kuvend duke e quajtur kryeministrin Kurti “Zotëri Hegel”, pasi në shtroi dy pyetje në foltoren e Kuvendit lidhur me tiketën ngjitëse prej pesë eurosh dhe subvencionet e bujqëve, raporton Gazeta Express.

Berisha ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu për tiketën ngjitëse dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për ndaljen e subvencioneve ndaj bujqëve.

Deputeti i AAK-së ka thënë se në pyetjet e tij nuk dëshiron që të përgjigjet askush përpos ministrave, përfshirë edhe kryeministrin Kurti duke e quajtur “Zotëri Hegel”, deklarata e të cilit shkaktoi të qeshura në Kuvendin e Kosovës.

“Në këto pyetje kam qef me mu përgjigjë ministrat, as ju shokë deputetë po as zotëri Hegel, por ju dy ministra më tregoni saktë se çfarë ka ndodhur me këto dy çështje”, ka thënë Berisha.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.