Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas akuzave ndaj kolegut të tij, Valon Syla, duke kërkuar që drejtësia të veprojë me drejtësi dhe pa mëshirë, nëse faktohet akti i dhunës që i është atribuar Sylës.
“S’ka pse, s’ka qysh – Valoni duhet me marrë dënimin e merituar për aktin e shëmtuar, nëse drejtësia e konfirmon fajësinë e tij,” shkroi Buzhala,trasmeton Raporto24
Ai shton se e njeh Valon Sylën prej 20 vitesh dhe se gjatë kësaj kohe nuk e ka njohur si person të dhunshëm, por thekson se nëse ka gabuar, duhet të përballet me pasojat.
“Valonin e njoh për gjithçka, pos për njeri të dhunshëm. Sido që të jetë, çkado që ka bërë – e bajtë me shëndet. Ama kur po i shoh këta qenat që thoshin ‘mirë ia kanë bërë që e kanë rrahë’, kjo është më shumë se satirë,” shtoi ai.
Buzhala kritikoi ashpër ata që e justifikojnë dhunën ndaj Sylës, ndërkohë që mbyllin sytë ndaj dhunuesve të vërtetë që shfaqen çdo natë në debate televizive.
“Të njëjtit, çdo natë kënaqen duke i parë në debate disa dhunues të tyre, që përveç grave, i kanë rrahur rrugës edhe lypsit,” përfundoi gazetari.
Në fund, Buzhala e mbylli reagimin me një mesazh personal për Sylën:
“Teper gabim, Valon, teper. Të dua shumë, ama ke gabuar.”/Raporto24/
Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor