Së dyti, ju e keni afër këtu. Burreli do të ketë rrugën e Xibrit. Unë nuk e harroj, unë e kam premtuar rrugën e Xibrit, dhe rrugën e Xibrit do ta bëj dhe do e lidh Matin me Tiranën edhe nëpërmjet Xibrit.
Se edhe rrugën Krujë-Tiranë, do ta ndërtojmë. E shkurton shumë dhe Mat-Xibër-Tiranë shkurtohet edhe më shumë se kjo tjetra pataj.
Ndaj dhe, të jeni sigurtë se, pas 11 majit investimet në infrastrukturë do të shumëfishohen. Por ne, 11 maj, mendoj unë, çdo shqiptar është në një provë për këtë vend. Është në një provë për paraardhësit e tij, është në një provë për fëmijët e tij, nipërit dhe mbesat e tij. Sepse sot, në këtë stad, ky sot e çoi këtë komb në atë gjendje që nuk e ka çuar kush kurrë, asnjë luftë.
13 lindje Mati në një vit. 1 lindje Erseka në 1 vit.
Largime masive, braktisje sikur ky vend të ishte Sahara, jo një vend i bekuar plot ujëra, plot bimësi, me potenciale turistike të jashtëzakonshme kudo, me pasuri mahnitëse nëntkësore, dhe banorët e saj ikin, sikur të ishin banorë të një shkretëtire.
Pse kjo?
Jo se nuk e duan Klosin, jo se nuk e duan Matin dhe Shqipërinë. Jo.
Ky rreth nuk ka se si të mos duhet me këto pasuri, por problemi është se, këto janë bërë të huaja, nuk janë të qytetarëve. Sepse ky, taksat tuaja nuk i ktheu në rroga dhe pensione qëështë ligji i parë.
Përkundrazi, i kaloi në rrugë dhe ndërton rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjta se sa ndërton Kroacia.
Prapë po ua them sot, se kam përsëritur. Isha në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë, është rruga më e gjerë e Shqipërisë, 35 metra e gjerë. E kemi ndërtuar me 2.4 milionë euro kilometrin.
Është e gjatë 24.5 km, kushtoi 60 milionë euro. Dhe kushtoi të paktën 18 milionë më shumë, sepse na doli problem me shpendët, me habitatin, dhe u detyruam të devijojmë projektin.
Kurse sot ky, ndërton rrugën 20 milionë euro kilometri. Më të ngushtë se ajo. Aty, por më e ngushtë se sa ajo.
Sot, Rruga e Arbrit, 10-11 metra e gjerë ka kushtuar 1 mld më shtrenjtë se Rruga e Kombit, 27 metra e gjerë dhe qëështë vepra më e vështirë se çdo vepër tjetër.
Rruga e Kombit, po të keni parasysh pjesën e Shpalit është e tëra në mur, është vepër shumë e ndërlikuar.
Pra, Unaza e Tiranës, 17 milionë euro kilometri. Çfarë bën ai? Ai merr paratë tuaja, merr paratë e pensionistëve, merr paratë e rrogëtarëve, i fut në rrugë i vjedh në rrugë.
Kjo vjedhje miq, ka kaluar çdo lloj limiti kur janë zhdukur 130 milionë euro te djegësi i Tiranës. Të gjitha taksat tuaja.
Çfarë solli kjo?
Kjo solli varfëri në rritje. Se, ka dy varfëri: ka varfëri në rritje, ka varfëri në ulje.
Ne nuk është se ishim të pasur në vitin 2013. Po ama një gjë: nga viti 2007, gjer ë vitin 2014, numri i banorëve në Mat dhe në të gjithë Shqipërinë rritej nga viti në vit.
Kurse tani, me 10 vite, 1.1 milionë shqiptarë kanë ikur vetëm në hapësirën e BE.
Një mësues foli në një nga ato takimet, mësues i nderuar. Unë tha, punova 40 vjet në arsim, dola në një pension që nuk më mjafton. 3 fëmijët më ikën, dhe në një mënyrë u dënova me një vetmi. Kush e dënoi me vetmi mësuesin e nderuar? Mësuesin me vetmi e dënoi vjedhja që bëjnë këta qeveritarët, që detyrojnë fëmijët e tij të papunë, detyrojnë këtë me pension të ulët, nuk ka më sofra dhe kaq ka dhe shkoni në punën tuaj.
Nuk është vetëm vetmi, por është edhe pasiguri e madhe. Imagjinoni tani, qindra e mijëra burra dhe gra, të moshuar që nuk i kanë fëmijët. Që të gjithë ata kanë merakun: çfarë do ndodhë nesër me mua? Kush do më gjendet? Kush do tregojë një kujdes minimal? Sa e pamëshirë është vjedhja që iu bëjnë këta shqiptarëve.
Vjedh ai i pari, sepse ai është në krye të këtij zinxhiri hajdutësh. Vila e tij, dyfishi i themeleve të vilës së Enver Hoxës. Kopshti i tij, 4 herë më i madh se kopshti i Enver Hoxhës. Po, një dallim shumë të madh. Ai ishte gjakësor, por Enver Hoxha vilën nuk e regjistroi kurrë në emër të tij, as të fëmijëve të tij. Kurse ky, e ka në emër të vet. Ky shkon, e merr 225 mijë m2 tokë në bregdet, tokë, pa asnjë lidhje me të, pa asnjë dokument, as kadastral, as pronësie, as konfiskimi dhe na del tani pronar me 24 hektarë tokë.
Atëherë, këta të tjerët rreth tij nuk kanë më kufij, prandaj dhe ne mbetëm. Pensioni që ishte në vitin 2013, 143 mijë lekë, arriti gjer në 172 mijë lekë. Por pensioni i malazezii qe ishte 138 mijë lekë, sot është 450 mijë lekë.
Rroga minimale e rumunit ishte 164 euro në vitin 2013, apo 830 lei, sot rroga minimale e rumunit është 3300 lei. Pse?
Po çdo qeveri, në çdo buxhet, zërin e parë e ka t’ua kthejë qytetarëve në rroga dhe pensione çdo vit. Dhe prandaj nuk iknin shqiptarët, nuk u pakësuam. Sepse, çdo vit rriteshin rrogat, rriteshin pensionet, çdo vit kishte shpresë se vitin tjetër do jetë më mirë.
Në këtë aspekt, data 11 nuk është një datë e demokratëve, është një datë e të gjithë shqiptarëve. E të gjithë atyre që e duan këtë vend, që besojnë se ky vend nuk është Sahara, por besojnë se kjo është një tokë e bekuar, me pasuri shumë të mëdha, me prodhime të shkëlqyera.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE