Avokati Besnik Berisha ka vlerësuar se Bajram Muzliaj u prangos për veprime që nuk përbëjnë vepër penale, shkruan IndeksOnline.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari Bajram Muzliaj, inspektor i ndërtimeve në Komunën e Pejës, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Berisha përmes një postimi në “Facebook” akuzoi Prokurorinë në Pejë se është jo profesionale dhe ka kryer dëme të riparueshme për Muzliaj.
Sipas aktvendimit të Prokurorisë, Muzliaj dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare mes datave 15 tetor 2020 e deri më 03 shtator 2021.
Postimi i plotë i Berishës:
Ky eshte me shume se skandal!
Duhet me qene fort i padijshem me konstruktu dicka te tille, e me titullu si veper penale.
Duhet me qene teper i pashpirt qe me urdheru arrestim e ndalim bazuar ne kete konstruktim.
Kjo shkarravine, e titulluar si Aktvendim per fillimin e Hetimeve kunder z. Bajram Muzliaj, nuk eshte punim i ndonje studenti, por gatim i nje prokurori te shtetit, qe paguhet me taksat tona per m’i mbrojte te drejtat tona.
Nje pacavure si kjo, me pasoja te pariparueshme per z. Muzliaj, shperfaq me se miri nivelin profesional te Prokurorise qe beri spektakel ne Peje, duke prangosur z. Muzliaj per veprime qe nuk perbejne veper penale.
Ne nje vend normal, Prokurorja e perfshire ne kete skandal do duhej te lirohej nga detyra per t’iu kthyer bankave te fakultetit juridik, qe te mesoje se cka quajme veper penale, se cilat jane ligjet ne fuqi dhe kush jane muajt qe po jetojme si shoqeri.
Pjesen tjeter po ua le ta lexoni vet, ne menyre qe ta kuptoni se sa pak siguri juridike ka ne kete shtet…!