No menu items!

Berisha i përgjigjet mesazhit të dhëndrit të martuar në Fier: Sot Opozita është shumica! Pakicë është Edi Rama dhe Lubi Balluku, që kryejnë krime kundër njerëzimit

Pra, sot ju, qytetarë dhe qytetare, opozitarë dhe opozitare, kudo që jeni, keni në duart tuaja më të mrekullueshmen, më të shumëpriturën, më madhështoren, fitoren, fitoren, fitoren!
Në 8 ditë e netë, ju do ta shëtisni atë në çdo votër shqiptare, në çdo mendje në çdo zemër, ajo s’është e jona, është e të gjithë shqiptarëve. Ajo është, e të gjithë atyre që i thonë dinjitetit njerëzor dinjitet, që i thonë lirisë, liri. Të gjithë atyre që, besojnë tek familja dhe vlerat e saj, që besojnë tek Shqipëria dhe vlerat e saj.
Miq, e vërteta është se, sot me programin e Fierit madhështor dhe programin e Shqipërisë Madhështore, shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e tyre. Ndaj dhe, këto 8 ditë duhet të bëjmë natën ditë, fjalën mjalt, të trokasim në çdo zemër për t’u bashkuar në një moment epik për kombin, në një moment që ne ndajmë epokat.
Një djalë nga veriu më shkruante sot në një mesazh. Me thoshte: unë u martova në Fier me një vajzë nga Fieri, por problemi im është se, krushqia është e majtë. Dhe më thotë se ne nuk i votojmë ata, se ata janë pakicë, se ne s’kemi pse t’i votojmë. Dhe ai më pyet, çfarë t’u them unë atyre?
Tani unë këtu para jush, dua t’i jap një përgjigje krushqisë së këtij dhëndri nga veriu.
Sot, Opozita nuk është më kurrë pakicë. Sot, çdo shqiptar i cili konsideron dinjitetin njerëzor si shtyllë kryesore të lirisë dhe ekzistencës së saj, është për opozitën. Dhe ju, të dashur familjarë të këtij dhëndri demokrat, jeni me Opozitën.
Ju, jeni me Opozitën, sepse, në rast se, në familjarët tuaj keni të moshuar dhe pensionistë, Opozita më 11 maj, në 100 ditët e para u rikthen dinjitetin pensionistëve të familjes suaj dhe të të gjitha familjeve shqiptare.
Në 100 ditët e para, në një akt respekti, detyrimi madhor ndaj tyre, detyrimi madhor për kontributin që ata kanë, në një akt mirënjohjeje për çfarë ata kanë bërë për Fierin dhe Shqipërinë, ne vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar, 200 euro.
Ne, vendosim pensionin minimal 200 euro. Ne, vendosim statusin e minatorit për çdo qytetar të ëktij qarku që ka punuar në naftë.
Ne, vendosim rrogën minimale 500 euro.
Ja pra, të gjitha ata që janë me këto, janë me shumicën. Ne jemi sot shumica e shqiptarëve. E di kush janë pakicë sot?
Pakicë janë: Edi Rama, Lubi Balluku që plaçkisin, grabisin.
Ju, pensiositët, rrogëtarët, mjekët, mësuesit, naftëtarët u grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja, apo Zeqirie, si quhet kjo.
Jo, të dashur familjarë të dhëndrit, ju jeni me ne. Sepse ju, nuk mund të mohoni, se të trajtosh pensionistin me një pension që, nuk i mjafton as për kafshatën. Të trajtosh pensionistin me një pension që nuk blen dot ilaçet, është krim.
Padiskutim që, ju jeni me ne. Se, të lesh të sëmurët në spital Onkologjik, pa ilaçe dhe të lash makinën, siç bën Lubia me 10 mijë euro në muaj është krim kundër njerëzimit.
Dhe asnjë fierak apo fierake, asnjë shqiptare dhe shqiptar i dnershëm, nuk mund të jenë me ata që kryejnë krime kundër njerëzimit, krime kundër shqiptarëve.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.