No menu items!

Berisha i reagon Bajqinovcit pas deklaratave për Haki Rugovën

Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci ka thënë organet e drejtësisë po mundohen ta pengojnë qeverinë në përpjekjet e saj për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Bajqinovci duke u munduar ta mbrojë Kurtin pas deklaratave ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj, ka përmendur edhe ish kryetarin e Istogut Haki Rugova.

Ai tha se Rugova ishte liruar vetëm pasi kishte marrë rastin Prokuroria Speciale. Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e avokatit Besnik Berisha.

Berisha përmes një shkrimi në “Facebook” i quajti të pavërteta deklaratat e deputetit të VV-së.

“Tha se paku një të pavërtetë për rastin e tani të ndjerit Haki Rugova, ish kryetar i Istogut. Sipas tij, për ta liru z. Haki Rugova, rasti i tij asokohe qenka marrë nga Prokuroria Speciale dhe ai qenka liru.Kjo nuk është e vërtetë! Kjo s’ka ndodh. Lexoni pak më shumë për të mos thënë të pavërteta si kjo”, shkroi Berisha

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.