Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në qytetin e Peqinit, prezantoi kandidatët e PD-ASHM dhe një sërë premtimesh për qytetarët, me theks të veçantë te pensionistët, fermerët dhe punonjësit e administratës.
Berisha akuzoi qeverinë për neglizhencë ndaj shtresave në nevojë dhe theksoi se pensionet aktuale janë të pamjaftueshme. Ai premtoi se në 100 ditët e para të një qeverie të re, pensionet minimale do të rriten në 200 euro, ndërsa paga mesatare do të arrijë në 1,250 euro, dhe ajo e mësuesve në 1,500 euro.
Në sektorin e bujqësisë, lideri demokrat u zotua për pesëfishimin e subvencioneve për fermerët, mbështetje për çdo fidan dhe kokë bagëti, si dhe eliminimin e kufizimeve ekzistuese. Ai gjithashtu prezantoi idenë e “Kartës së Konsumatorit”, e cila do të mundësojë uljen e çmimeve të produkteve bazë me 20%.
Në fushën e shëndetësisë, Berisha kritikoi qeverinë për mungesën e barnave dhe kostot e larta të trajtimit, duke premtuar rimbursimin e plotë të barnave të miratuara në Itali për qytetarët shqiptarë.
Për bizneset, Berisha u zotua për ulje të taksave, tarifave të ujit dhe TVSH-së, si dhe kosto më të