No menu items!

Berisha u bën thirrje qytetarëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj në këtë vend

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, kanë votuar tek Shkolla ‘Kosova’.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për median, kryedemokrati ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë.

‘Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj në këtë vend’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Deklarata e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.

Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Të votojnë!

Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.

Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.

Do të kemi një ditë të dytë vere!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.