No menu items!

Berisha: U përpoqën ta fshehin të vërtetën për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin

Tiranë, 5 maj 2025 – Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në SPAK me veshje sportive, duke komentuar me ironi situatën aktuale politike dhe gjyqësore.

“Po shkoj drejt fushatës,” tha Berisha, duke shtuar se sportiviteti i ishte “imponuar nga ndryshimet klimatike”, megjithëse ai vetë nuk është adhurues i tij.

I pyetur për seancën e sotme gjyqësore dhe kërkesën e prokurorisë në lidhje me çështjen e tij, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se nuk bëhet fjalë për një provë të re, por për një dokument ekzistues që tregon, sipas tij, falsifikimin e formularit të dekriminalizimit nga një gjyqtare.

“Kjo është prova që gjyqtarja ka deklaruar në formular se nuk është e dënuar, ndërkohë që ekziston një vendim penal nga një gjykatë greke,” tha Gjokutaj. Sipas tij, kjo sjell pasoja penale për falsifikim dokumenti.

Berisha përmbylli deklaratën me një mesazh të drejtpërdrejtë:
“E vërteta vonon, por nuk harron. U përpoqën ta fshehin për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin. Dhe do ta marrin turpin për çdo fshehje që i bëjnë krimit.”

Zyra e Medias dhe Komunikimit
Partia Demokratike

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.