No menu items!

Berisha: Vetëm 9 ditë na ndajnë nga fitorja. Taksat e vendosura nga 1 janari e deri më sot ndaj biznesit, janë taksa elektorale dhe nuk do të njihen

Berisha nga Fushë-Kruja: Më 11 maj, votoni për Shqipërinë Madhështore – Nuk do njihen taksat e vendosura nga janari

FUSHË-KRUJË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral të mbajtur në Fushë-Krujë, u shpreh se “drita e fitores” po ndriçon zemrat dhe mendjet e mbarë shqiptarëve. Përballë qindra qytetarëve dhe mbështetësve demokratë, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama “nuk guxon të dalë para popullit” për të bërë bilancin e qeverisjes së tij dhe se fushatën e zhvillon me stile të tejkaluara.

“Rama nuk del dot para jush, sepse si asnjë sulltan, bleu në oborr 5 milionë euro instilacion me peshk ekzotik për të engledisur sytë e tij. Ndaj tani kërkon të bëjë hokatarin, bën fushatë veçmas me gratë, si në vitet ’50 kur komunistët ndanin burrat nga gratë në mbledhje,” u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës bëri publike dhe një listë me taksat që do të hiqen ose ulen pas ardhjes në pushtet të demokratëve. Ai theksoi se asnjë taksë e vendosur nga 1 janari e deri më sot nuk do të njihet.

“U bëj thirrje të gjitha bizneseve, të vogla, të mesme e të mëdha: mos paguani asnjë taksë të vendosur nga 1 janari e këndej. Janë vetëm taksa elektorale. Me qeverinë e re, ato nuk do të njihen asnjëherë,” deklaroi Berisha.

Një tjetër premtim i rëndësishëm iu drejtua fermerëve shqiptarë, të cilëve u garantoi subvencione për çdo bagëti, fidan dhe njësi prodhimi. Ai gjithashtu premtoi ulje të taksave dhe të çmimit të energ

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.