Gjilan, 14 qershor 2025 – Gjilani ka bërë një tjetër lëvizje në afatin kalimtar të verës, duke rikthyer në skuadër mbrojtësin Besart Krivanjeva.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se palët kanë arritur marrëveshje dhe tashmë kanë nënshkruar kontratën. Zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Ky është përforcimi i dytë i klubit gjilanas në këtë merkato, duke dëshmuar qartë synimet për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ri.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit, Lorik Gashi, përmes një postimi në Facebook./Raporto24/