Artem Besedin ka pësuar një lëndim të rëndë.
Në sfidën ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës, ndeshja shkoi në vazhdime dhe rezultati ishte baras.
Mirëpo, ishte mbrojtësi i Suedisë, Danielson i cili me një ndërhyrje brutale e lëndoi sulmuesin e Ukrainës, Artem Besedin.
Sipas “Goal Italia”, Besedin ka pësuar lëndim të rëndë në ligamente nga ndërhyrja dhe do të mungojë së paku gjashtë muaj, transmeton lajmi.net.
Danielson u ndëshkua me të kuq pas rishikimit nga sistemi VAR.
Në fund, Ukraina doli triumfuese nga dueli ne “Hampden Pak” dhe u kualifikua në çerekfinale të “Euro 2020”.