No menu items!

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

Me një ceremoni ushtarake sot kanë bërë betimin 350 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët nga sot do të shërbejnë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas trajnimit nëntë javorë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar ushtarët e rinj, duke shkruar se Kosova ecën përpara me krenari, transmeton Telegrafi

Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën. Ushtria jonë rritet me guxim, ndërsa Kosova ecën përpara me krenari”, ka pohuar ajo.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia filloi me raportimin para Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si akt simbolik i nisjes së një faze të re në jetën ushtarake të të rinjve që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut me nder dhe përkushtim.Në praninë e udhëheqësve ushtarakë dhe civilë, përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, rekrutët e rinj dhanë betimin solemn për shërbim ndaj vendit, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.