Bexhet Pacolli i pranishëm në finalen e madhe Argjentinë–Spanjë në stadiumin “MetLife”

Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Bexhet Pacolli po ndjek nga afër finalen e madhe mes Argjentinës dhe Spanjës, e cila po zhvillohet në stadiumin “MetLife” në East Rutherford, New Jersey.

Pak para fillimit të ndeshjes, Pacolli publikoi një fotografi nga stadiumi, duke ndarë me ndjekësit e tij emocionet e finales.

“Pak para fillimit të lojës 🇦🇷🇪🇸 në MetLife Stadium, NY. Fuerza… më i miri! Tani loja po zhvillohet!”, ka shkruar ai në Facebook.

Finalja mes Argjentinës dhe Spanjës ka mbledhur mijëra tifozë në stadiumin “MetLife”, një nga arenat më të mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU