No menu items!

Bie konsumi i energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës

Shefi ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri në një postim në facebook ka publikuar dallimin e shpenzimit të energjisë elektrike duke krahasuar 8 muajt e parë të vitit 2024, në rapprt me atë 2023, ku sipas tij gjatë kesaj periudhe kohore janë shpenzuar 35% më pak energji elektrike,shkruan Raporto24

Ai thot se me fillimin e inkasimit të energjisë në atë pjesë të Kosovës dhe masave tjera te qeverisë atje e kanë pasë efektin e vet pozitiv.

Postimi i plotë:

“𝐁𝐢𝐣𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐢 𝐢 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬ë 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐧ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐧 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐨𝐫𝐞 𝐤𝐫𝐚𝐡𝐚𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟑

Pas fillimit të operimit të ndërmarrjes Elektrosever Sh.p.k nga 1 janar 2024, dhe marrrjes përsipër të nominimit të energjisë elektrike për konsumatorët në komunat veriore, kur për herë të parë ka filluar të faturohet energjia e konsumuar në pjesën veriroe, është bërë një krahasim i konsumit të energjisë elektrike për tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me tetë muajt e vitit 2023.

Ajo çfarë vërehet është se ka rënje të dukshme në konsum të energjisë elektrike. Për tetë muajt e parë të këtij viti (Janar-Gusht), gjithsejtë për 35% më pak ka rënë konsumi i energjisë elektrike krahasuar me konsumin e vitit paraprak.

Fillimi i pagesës së energjisë elektrike, masat e ndërmarra nga Qeveira e Kosovës për luftimin e informalitetit, masat për energji efiçiente që janë ndërmarrë vitet e fundit dhe vetëdijësimi i qytetarëve, mund të kenë ndikuar në konsum më të ulët në pjesën veriore”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.