No menu items!

Bien sërish çmimet e karburanteve në tregun ndërkombëtar

Çmimet e naftës ranë sot me mbi dy për qind, pasi frika nga thellimi i luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, si dhe mundësia e një recesioni, e errësuan lehtësimin që u ndje në tregje pas shtyrjes 90-ditore të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar ra me 1,77 dollarë, në 63,71 dollarë. Ndërsa në tregun amerikan, një fuçi nafte bruto u lirua gjithashtu me 1,77 dollarë, në 60,58 dollarë.

Rënia erdhi pas një sesioni të paqëndrueshëm tregtimi të mërkurën, kur çmimet referencë të naftës bruto, që më herët gjatë ditës kishin rënë deri në shtatë për qind, e mbyllën ditën me një rritje prej rreth katër për qind pas njoftimit të Trumpit për një shtyrje 90-ditore të vendosjes së tarifave reciproke për shumicën e vendeve, ndonëse ai mbajti normën fillestare prej 10 për qind.

Megjithatë, kjo shtyrje nuk përfshin Kinën. Trump ka rritur tarifat për importet nga Kina nga 104 për qind në 125 për qind, duke e thelluar më tej konfliktin tregtar me ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe konsumatorin kryesor të naftës së papërpunuar.

Edhe Kina, të enjten, vendosi tarifa prej 84 për qind për importet e mallrave amerikane.

“Lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës po krijon pasiguri të madhe për rritjen e kërkesës për naftë, me një rrezik më të lartë për rënie të mëtejshme të çmimeve”, theksoi Ashley Kelty, ana

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.