No menu items!

Bilall Kqiku ka shumë të thyer, po futet në repartin intensiv pas hedhjes nga kati i katërt për t’i shpëtuar Policisë

Bilall Kqiku, i kërkuari për vrasjen që ndodhi në Kolovicë, është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur sot, dhe si pasojë e lëndimeve të rënda, ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

 

Burime të Raporto24 brenda QKUK-së bëjnë të ditur se Kqiku ka pësuar fraktura të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht, ai është duke marrë trajtim intensiv në repartin e kujdesit intensiv të Klinikës Emergjente.

 

Autoritetet policore janë të pranishme në QKUK për të siguruar zonën dhe për të mbikëqyrur situatën.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.