No menu items!

Bild:Mossadi e mashtron komandën iraniane: Gjeneralët e Mullahëve bien në kurthin vdekjeprurës

Jerusalem, 13 qershor 2025 – Një operacion i sofistikuar i shërbimit sekret izraelit, Mossad, ka rezultuar në eliminimin e disa prej figurave më të larta të gardës iraniane. Sipas të përditshmes gjermane BILD, gjeneralët iranianë janë joshur në një takim të organizuar enkas për t’i eliminuar,shkruan Bild Trasmeton Raporto24

Operacioni, i koduar “Lion in Rise”, kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Iranit dhe shkatërrimin e strukturave strategjike të regjimit të Mullahëve. Burime nga BILD bëjnë të ditur se më shumë se 20 objektiva të rëndësishëm janë neutralizuar brenda 15 minutave gjatë një takimi të fshehtë.

Izraeli nuk ka dhënë komente zyrtare, por kjo ngjarje shihet si pjesë e një fushate më të gjerë të Tel Avivit për të goditur rrjetet ushtarake dhe bërthamore të Iranit, veçanërisht pas tensioneve të fundit në rajon.

Detajet e operacionit mbeten të klasifikuara, por raportohet se janë përdorur mjete të avancuara teknologjike, dezinformim dhe rrjete spiunazhi për të mashtruar gjeneralët iranianë dhe për t’i çuar drejt kurthit./Raporto24/

https://m.bild.de/politik/ausland-und-internationales/neue-israel-falle-enthuellt-mossad-lockte-mullah-generaele-zu-todes-meeting-684c135583ffc62bee8bb705

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.