No menu items!

Bislim Bislimi emërohet Sekretar i Përgjithshëm në MKRS

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për emërimin e Bislim Bislimit, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bislimi është emëruar në këtë pozitë me mandat 4 vjeçar.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani.

“MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për pozitën Sekretar i Përgjithshëm me qëllim të plotësimit të vendit të lirë të punës. Për pozitën Sekretar i Përgjithshëm kanë aplikuar tetë kandidatë, ndërsa tre prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë pasi që i kanë plotësuar kriteret e parapara me konkurs”, tha Gashani.

Ai bëri të ditur se pas vlerësimit profesional kandidatë fitues janë përzgjedhur dy që janë vlerësuar me mbi 70% të pikëve.

“Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arjan Ahmeti. Në pajtim me dispozitat ligjore dhe pas përzgjedhjes nga MKRS propozojmë emërimin e Bislim Bislimit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm për një mandat 4 vjeçar”, tha Gashani./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.