No menu items!

Blendi Fevziu: Naim Murseli dukej njeri i kulturuar kur e kam takuar, tentova t’i gjej numrin e telefonit për ta ngushëlluar

Pak ditë më parë, lexova në mediat online një lajm i cili ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortit në një tentativë grabitjeje në rrugët e Prishtinës.

Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta, por u trondita akoma më shumë kur pashë fotografinë e çiftit. Në krah të gruas së ndjerë, pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin sa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës disa vite më parë.

Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte të gjithë elitën e Kosovës. Kur pashë fotografinë e djalit dhe ndjeva një trishtim tejet të madh tentova t’i gjeja numrin e telefonit për t’i dërguar një ngushëllim për t’i thënë që të bëhej i fortë për të rritur dy fëmijët e mbetur jetimë, për t’u munduar që ata të kishin sa më pak trauma nga vdekja e nënës përpara syve të tyre. Por dje lexova që policia e Kosovës kishte identifikuar si organizatorin të vrasjes së bashkëshortes pikërisht bashkëshortin.

Mbeta tejet i tronditur në radhë të parë sepse njerëz të tillë që duken normalë, por që kanë ndjenja të tilla kriminale janë kaq pranë nesh. Edhe pse policia dhe drejtësia nuk kanë thënë përfundimisht fjalën e tyre ka shumë mundësi që versioni real të jetë ky. Ndaj pyeta veten. Çfarë mund ta bënte një burrë që të vriste bashkëshorten e tij në sy të dy fëmijëve, t’i linte ata me një traumë kaq të madhe, t’i largonte nga jeta një grua, një vajzë të re, e cila kishte menduar të kalonte jetën me të, e cila ishte bashkëshortja e tij, që kishin kaluar ditë të gëzuara dhe të trishtueshme padyshim, që i kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe që shpresonin t’i rrisnin së bashku? Ka shumë pse.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.