No menu items!

Blerim Latifi shpalos për herë të parë atentatin e planifikuar për vrajsen e Kadri Veselit: Na paralajmëruan kroatët

Analisti Blerim Latifi për herë të parë në Pressing zbuloi se si ishte planifikuar atentat ndaj ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në atë kohë po qëndronte për pushime në bregdetin kroat.

Ai tha se për atentatin e planifikuar ishin njoftuar nga shërbimi sekret i Kroacisë.

“Në vitin 2015 kam qenë në zyre të Kryetarit të Kuvendit, kryetari ka qenë në pushime në bregdetin kroat dhe na ka thirrë shërbimi sekret përmes institucioneve tona i Kroacisë, që ne kemi informacione se ka mu bë atentat kundër tij. Por e kemi një vështirësi nuk mundemi me identifiku kush”, tha Latifi në Pressing, transmeton Express.

“Tani ai ka lëvizë me anije nga Kroacia ka kalu në Itali, në vitin 2015 ka qenë verë”, tha ai.

Janë alarmu 4-5 shërbime, shërbimi italian e ka identifiku ku është e ka përcjellë në Tiranë shërbimi i Shqipërisë. Por kryetari ka dashtë mos me u publiku kurrë kjo punë”, u shpreh ai.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU