No menu items!

Bleu Ferrari 300 mijë euro, pas tri kilometrash e përplas

Shumë pak persona mund të kenë fatin të blejnë një Ferrari. Por, midis atyre fatlumëve që mund të përballojnë çmimet stratosferike të markës italiane, ka edhe shumë të pakujdesshëm.

Këtë e vërteton një ngjarje që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Një anglez, i cili sapo kishte blerë një Ferrari 488 GTB, me vlerë 300 000 euro, e përplasi makinën sapo doli nga koncesionari në Derby.

Vetëm 3 kilometra udhëtoi klienti me Ferrarin e tij fringo të ri, duke i shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme.

Policia e Derbyshire Roads postoi fotot e aksidentit në rrjetet sociale, por duke qenë se ishte data 1 prill, shumë menduan se bëhej fjalë për një gënjeshtër. Duke marrë shkas nga komentet, policia u detyruar të saktësonte se aksidenti kishte ndodhur me të vërtetë./A2CNN

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.