No menu items!

“Boll më! Na ftuan, s’na ftuan”, Rama: Nga 1 janari, 2023, zero sekonda pritje në kufij

Në konferencën pas nënshkrimit të 3 memorandumeve mes liderve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, Edi Rama u shpreh se nga 1 janari i vitit 2023, nuk do të ketë asnjë sekondë pritje në kufijtë mes tre vendeve.

Ndërkohë, Rama foli edhe për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk janë bërë pjesë e nismës, duke theksuar se janë të mirëseardhur.

“Në 1 janar të vitit 2023 do të kemi mes vendeve tona zero sekonda pritje në kufij, të tjerët janë të mirëseardhur të vijnë, të na bashkohen. Boll me këtë, na ftuan, s’na ftuan. Ishim në Tiranë, 6 vendet për të diskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë. Nuk ka problem. Autostradat, hekurudhat, lëvizja e lirë e mallrave, mbase nuk janë e njëjta gjë me demokracinë, por demokraci dhe liri pa këto është shumë e vështirë që të kesh dhe ta kesh të pakërcënuar. Për mua, politika më e mirë është bashkëpunimi”, tha Rama.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU