Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Prizren ka arrestuar një person për fajde dhe organizim të skemave piramidale.
I dyshuari kishte organizuar bixhoz dhe lojëra fati ku e ka futur fillimisht në borxh viktimën mashkull kosovar, e pastaj borxhin ia ka shndërruar në fajde.
‘‘FAJDEJA / ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE
Prizren Viti 2024. Më 10.07.2025 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka organizuar bixhoz dhe lojëra fati duke e futur fillimisht në borxh viktimën mashkull kosovar, e pastaj borxhin ia ka shndërruar në fajde. Gjatë realizimit të hetimit janë zbatuar masa të fshehta dhe i dyshuari është kapur në flagrancë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia.