Bosnja shkruan histori në Botëror, siguron kualifikimin mes 32 më të mirave

Bosnja dhe Hercegovina ka siguruar kualifikimin në mesin e 32 kombëtareve më të mira të Kupës së Botës 2026, duke arritur një sukses historik pas përfundimit të fazës së grupeve. FIFA konfirmoi se boshnjakët janë një nga tetë ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë, format ky që aplikohet për herë të parë në Botërorin me 48 skuadra.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Sergej Barbarez hodhi hapin vendimtar me fitoren 3:1 ndaj Katarit në ndeshjen e fundit të Grupit B. Bosnja e mbylli grupin në vendin e tretë me katër pikë, pas Zvicrës dhe Kanadasë, por rezultatet në grupet e tjera konfirmuan avancimin e saj në fazën eliminatore.

Suksesi i boshnjakëve është cilësuar si një nga surprizat më të këndshme të këtij Botërori. Përvoja e veteranit Edin Džeko është kombinuar me talentin e brezit të ri, ku kanë spikatur emra si Kerim Alajbegović dhe Ermin Mahmić. Pikërisht Alajbegović realizoi golin e parë në triumfin ndaj Katarit, ndërsa Mahmić vulosi fitoren që mbajti gjallë shpresat për kualifikim.

Për Bosnjën, kjo është vetëm paraqitja e dytë në një Kupë Bote dhe arritja më e madhe në historinë e saj në këtë kompeticion. Tani boshnjakët do të synojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në fazën e eliminimit direkt, ku sipas projeksioneve mund të përballen me SHBA-të./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU