Lahi Brahimaj ka thënë se data 29 nëntor është një datë e rëndësishme për të.
Ai ka thënë se sot para 12 vitesh ishte liruar nga akuzat për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë.
“Data 29 nëntor ka një rëndësi të veçantë në jetën time. Sot janë bërë saktësisht 12 vite kur Tribunali i Hagës mori vendimin për lirimin tim. Një natë pasi festuam 28 nëntorin në Hagë, të nesërmen u mor vendimi për lirimin tim nga burgu i Hagës”, tha ai.
Ai tha se është krenar për luftën e UÇK-së.
Kam qenë krenar atëherë për luftën e UÇK-së dhe i tillë jam edhe sot. Uroj që të jetë 28 nëntori i fundit në Hagë edhe për çlirimtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe t’i presim së shpejti në Kosovë për të festuar së bashku”, tha ai.