Brazili ka dhuruar një paraqitje të fuqishme në pjesën e parë ndaj Haitit, duke e mbyllur 45-minutëshin me epërsi të thellë 3-0. “Seleçao” kontrolloi lojën që nga fillimi, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar shumë raste për shënim,shkruan Raporto24
Haiti u përpoq të rezistojë, por ritmi dhe cilësia e Brazilit bënë diferencën në fushë. Kombëtarja braziliane kërkon të vazhdojë dominimin edhe në pjesën e dytë për të siguruar një fitore të rëndësishme në Grupin C të Botërorit 2026.
Rezultati në pushim: Brazil 3-0 Haiti 🇧🇷⚽/Raporto24/


