Business Support Centre Kosovo (#BSCK) në bashkëpunim me Regional Integration for Development/ Integrimi Rajonal për Zhvillim (#RID) kanë organizuar punëtori në komunën e #Podujevës me temë “Roli dhe rëndësia e politikave të gjelbërta në mbrojtje dhe zhvillim të ekosistemit në Komunën e Podujevës”, e cila kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit për zhvillimin e një avokimi publik dhe fushate të sukseshme për mbrojtjen e vlerave të mjedisit në nivelin lokal. shkruan Raporto24.com
“Punëtoria është realizuar në mbështetje të Projektit ‘Podujeva për Efiçiencë dhe Zhvillim Efikas’ përkrahur nga Mekanizmi për Përkrahjen e Investimeve Kapitale (CIF) për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban, krijuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në partneritet me UN-Habitat Kosova dhe Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.Raporto24.com