No menu items!

Budapesti mbushet me flamujt e Shqipërisë, ja arsyeja

Budapesti është mbushur sot me flamujt e Shqipërisë, e kjo për një arsye mjaft të veçantë.

Statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu, do të vendoset në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.

Vendosja e bustit është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës për qytetin e Budapestit. Ashtu siç pati premtuar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, monumenti i Skënderbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve.

“Sapo në Budapest, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e @bashkiatirane për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, shkruan Veliaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU