Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i shoqëruar nga zëvendsministri Hysen Durmishi, dhe kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, kanë mbajtur sot konferencë për media, në të cilën kanë folur për punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë.
I pyetur nga Raporto24, kryetari Bulliqi ka folur edhe lidhur me procesin e rrënimit të objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës.
“Sa i përket rrënimit të objekteve pa leje te Liqeni i Batllavës, nuk ka ndërprerje. Ka pezullim, për shkaqe teknike të kompanisë fituese”, ka thënë kryetari.