Bulliqi tregon arsyet e pezullimit të rrënimit të objekteve pa leje te Liqeni i Batllavës 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i shoqëruar nga zëvendsministri Hysen Durmishi,  dhe kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, kanë mbajtur sot konferencë për media, në të cilën kanë folur për punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë.

 

 

I pyetur nga Raporto24, kryetari Bulliqi ka folur edhe lidhur me procesin e rrënimit të objekteve pa leje tek Liqeni i Batllavës.

 

“Sa i përket rrënimit të objekteve pa leje te Liqeni i Batllavës, nuk ka ndërprerje. Ka pezullim, për shkaqe teknike të kompanisë fituese”, ka thënë kryetari.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU