No menu items!

Buta poston foto pas një kohe të gjatë: Mirëmbrëma, yje a ju kam munguar

Reperi Betim Jonuzi i njohur me nofkën Buta, ka postuar foton e parë në rrjete sociale pas 14 javëve, prej që vëllai i tij, Qëndrim Jonuzi apo Reefa vrau Gazmend Hysenin (Strella)

Pas 14 javëve Buta është bërë i gjallë në rrjetet sociale, ku ka postuar një set fotosh, e që me shumë gjasë janë pjesë e xhirimeve të ndonjë kënge të tij.

Reperi gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i heshtur dhe tek pas 14 javëve ai ka postuar në rrjetet sociale.

“Mirëmbrëma, yje – a ju kam munguar”, ka shkruar ai.

Më 28 maj në orën 00:53 30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, vrau deri atëherë shokun e tij, 30 vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Mediat në atë kohë shkruan së motivi i vrasjes së Strellas dyshohet të jetë djegia nga ana e viktimës së makinës së Butës, një makinë e tipit Mercedes. /GazetaExpress/

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.