No menu items!

Çeferin mbledh yjet për bamirësi në “Stozhice”, të pranishëm edhe Ademi, Duka e Sejdini

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin ka mbledhur sot në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë yjet e futbollit për një ndeshje futbolli për bamirësi, për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet e fundit në Slloveni. Shumë emra të njohur nga bota e futbollit kënaqën me lojë shikuesit në tribunat e stadiumit, teksa i pranishëm ishte edhe Zlatan Ibrahimovic.Suedezi legjendar mori duartrokitjet më të mëdha në prezantimin e 36 futbollistëve të të dyja skuadrave dhe thirrjet “Ibra, Ibra!”.

Në mesin e shumë të ftuarve në këtë event ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFMV-së, Muamed Sejdini. Në ekipin e kuq luajtën: James; Vidiq, Srna, Silvestre, Iliq, Breçko, Jokiq; Figo, Pires, Koren, Karagounis, Altintop, Asanoviç; Oliq, Mandžukić, Bierhoff, Shevcenko, Aćimović, Savičević. Trajner: Capello.Në ekipin e kaltër: Buffon; Maldini, Abidal, Cesar, Ćorluka, Zanetti, Kobiashvili; Seedorf, Pavlin, Boban; Ibrahimoviç, Novakoviq, Berbatov, Mijatoviç, Shuker, Tavares, Klose. Trajner: Kek.Biletat e kësaj ndeshje ishin shitur prej kohësh.”Siç e kam thënë shumë herë më parë, futbolli është më shumë se një sport. Futbolli është pjesë e kulturës dhe historisë sonë dhe na lidh. Kur pamë se çfarë ndodhi në Slloveni, na lindi ideja për një ndeshje bamirësie. Jam shumë i lumtur që miqtë e mi, legjendat e futbollit, u përgjigjën ftesës.

Jam shumë i lumtur me mbështetjen e të gjithë donatorëve dhe sponsorëve dhe të gjithë atyre që blen një biletë. Pres që sa më shumë njerëz të dërgojnë një SMS sot ( HELP5 në 1919 ) dhe një shpërthim energjie pozitive”, tha Çeferin.Ai theksoi se e dinte që në fillim se do të mblidhnin një ekip me përplot yje, por jo edhe kaq shumë fonde.

“Ata janë miq, e respektojnë bamirësinë, por nuk e kisha idenë se do të mblidhnim kaq shumë fonde kaq shpejt, që do ta shisnim stadiumin kaq shpejt dhe se do të ishte një ngjarje e këtij niveli”,ka shtuar njeriu i parë i UEFA-s, i cili ka thënë se shuma e grumbulluar do të bëhet e ditur së shpejti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.