No menu items!

Çështja e sheshit ‘’Xhorxh Bushi’’, Rama e fton në debat publik Hajrullah Çekun

Punimet në sheshin ‘’Xhorxh Bush’’ në Prishtinë ka bërë që të krijohen telashe midis Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit.

Lidhur me këtë sipas Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama sot Ministri i Kulturës ka zgjedhur sërish rrugën e mashtrimit dhe propagandës, duke vazhduar me të pavërtetat e radhës.

‘’Sot, Ministri i Kulturës ka zgjedhur sërish rrugën e mashtrimit dhe propagandës, duke vazhduar me të pavërtetat e radhës për të justifikuar bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet!’’, ka shkruar Rama.

Më tutje ai e ka ftuar në një debat publik ministrin Çeku lidhur me këtë çështje.

‘’E ftoj publikisht Ministrin e Kulturës, bashkë me ekspertët e tij, në një debat të hapur publik!’’, ka shkruar Rama.

Theksojmë se Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pretenduar të mërkurën se Komuna e Prishtinës qëllimisht po lidh kontrata të kundërligjshme.

Këtu ka përmendur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, rrugën “Rexhep Luci”, “Ishullin Urban” dhe projektin në rrugën “Agim Ramadani”.

“Të gjitha këto kontrata janë të lidhura kundërligjshëm, duke mos i respektuar procedurat e nevojshme për pajisje me leje dhe pëlqime të nevojshme. Të gjitha këto investime realizohen brenda zonave të mbrojtura të trashëgimisë kulturore dhe ligji kërkon që para se të shpallen procedurat e të lidhen kontratat, duhet të pajisen me pëlqime përkatëse nga autoritetet përkatëse”, ka thënë ai në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.