No menu items!

Çfarë e shkakton lodhjen e vazhdueshme të syve?

Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë. Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh.

Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë. Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit

Simptomat e Lodhjes së Syve

  • Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:
  • Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve
  • Lotim ose tharje e syve
  • Shikim i mjegulluar
  • Dhimbje koke,
  • Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
  • Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës
  • Vështirësi në përqendrim
  • Vështirësi në hapjen e syve.
  • Shkaktarët Kryesorë të Lodhjes së Syve

Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:

  • Përdorimi i pajisjeve dixhitale,
  • Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim
  • Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal,
  • Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
  • Tharja e syrit,
  • Stresi dhe lodhja
  • Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë
  • Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:
  • Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve
  • Ekrani reflektohet
  • Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur
  • Ekrani ka kontrast të ulët.

Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë.

Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar.

Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet digjitale.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.