No menu items!

Çfarë i ndodhi këngëtarit? Bën njoftimin e papritur

Pavarësisht se sezoni i verës ka përfunduar, Ermal Fejzullahu vijon të jetë aktiv me koncertet e tij si brenda edhe jashtë Shqipërisë.

Por ditën e sotme, këngëtari ka habitur fansat me një prej postimeve të bëra në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka lajmëruar anulimin e dy koncerteve të tij në Itali.

“Përshendetje të gjithëve.

Doja t’ju njoftoja se për arsye personale, nuk mund të jem pjesë e koncerteve në Itali, të cilat janë parashikuar të mbahen sot edhe nesër.

Ju falenderoj për mirëkuptimin tuaj. Uroj të shihemi sa më shpejt”, shkruan artisti në profilin e tij.

Këngëtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se cila është arsyeja e anulimit të koncerteve por në një postim tjetër të bërë nga Ermali, ai ka publikuar një video të shtëpisë së tij, ku shkruan: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.

Kujtojmë që në fillim të këtij muaji, Ermali ka shqetësuar fansat e tij, teksa ka publikuar një fotografi në “Instastory”, duke marrë serum në ambientet e shtëpisë së tij. Në atë kohë, Ermali nuk zbuloi më shumë lidhur me arsyen që në krahë mbante një vigon.

Sa i përket karrierës së tij, Ermali ka ardhur me disa projekte muzikore, kryesisht bashkëpunime.

Shiko foton:

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.