No menu items!

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pini ujë mjaftueshëm?

Trupi është shumë i ndjeshëm ndaj sasisë së ujit që konsumoni. Në përgjithësi, ndjesia e etjes është një tregues natyral që tregon nevojën për ujë, dhe nëse e dëgjoni trupin dhe pini ujë kur ndiheni të etur, zakonisht merrni sasinë e nevojshme të lëngjeve çdo ditë.

Dehidratimi është termi mjekësor që përshkruan gjendjen kur trupi nuk ka mjaftueshëm ujë për të funksionuar normalisht. Pa sasi të mjaftueshme uji, sistemet e trupit fillojnë të dështojnë.

Të gjitha qelizat në trup kanë nevojë për ujë. Në mungesë të tij, qelizat tkurret dhe humbasin funksionin e tyre.

Truri i jep sinjal trupit të reduktojë prodhimin e urinës, përmes veprimit të veshkave. Veshkat mbështeten në një furnizim adekuat me ujë për të funksionuar siç duhet. Në mungesë të ujit, ato fillojnë të përdorin më shumë energji dhe indet dëmtohen. Në fund, veshkat mund të ndalojnë së funksionuari.

Organe dhe sisteme të tjera gjithashtu mund të dështojnë pa ujë të mjaftueshëm:

Trupi nuk do të jetë në gjendje të rregullojë temperaturën;

Presioni i gjakut mund të bëhet i paqëndrueshëm;

Mund të zhvillohen çrregullime të ekuilibrit elektrolitik;

Kyçet mund të mos funksionojnë siç duhet;

Mund të shfaqet konfuzion mendor;

Truri mund të pësojë fryrje (edemë cerebrale). /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.